Sport

E BUJSHME! Modric dhe Lovren probleme me drejtësinë, rrezikojnë deri në 5 vite burg!

Lajm i keq për Luka Modric dhe Dejan Lovren, problemet e tyre me ligjin janë rikthyer edhe më shumë orët e fundit.

30 Qershor 2023, 11:41 Nga DOSJA
E BUJSHME! Modric dhe Lovren probleme me drejtësinë, rrezikojnë

KROACI - Lajm i keq për Luka Modric dhe Dejan Lovren! Dy lojtarët e Real Madrid dhe Olympique Lyon janë akuzuar sërish në Kroaci për dëshmi të rreme, në një gjyq masiv korrupsioni, që tronditi futbollin vendas në vitin 2017.

Sipas një burimi gjyqësor, AFP ka mësuar se dy futbollistët kroatë po përballen sërish me akuzat për dëshmi të rreme që datojnë nga 2017. Ata ishin akuzuar për të njëjtat fakte edhe në vitin 2018, por akuzat u rrëzuan disa muaj më vonë, pas suksesit të dy lojtarëve në ekipin kroat në Botërorin e Rusisë.

Akuzat lidhen me deklaratat e tyre gjatë gjyqit të ish-udhëheqësit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç dhe tre të tjerëve në gjykatën në Osijek të Kroacisë. Ky rast ka të bëjë me kontratat e tyre me klubin kroat dhe transferimet e tyre përkatëse në Tottenham në 2008 për Modric dhe në Lyon në 2010 për Lovren. 

Zdravko Mamic, aktualisht në arrati në Bosnje, u dënua në këtë gjyq me gjashtë vjet e gjysmë burg për përvetësim, në bashkëpunim me individë të tjerë, të më shumë se 15 milionë eurove që i përkisnin klubit. Këto akte i kanë shkaktuar edhe shtetit kroat një dëm prej 1.5 milionë euro. Sipas kodit penal kroat, "vepra penale e dëshmisë së rreme" dënohet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll