Sport

“Messi nuk vjen me pushime në Miami”, siguron trajneri Tata Martino...

Trajneri i ri i Inter Miamit, Gerardo "Tata" Martino siguroi këtë të premte në një konferencë për shtyp, se Lionel Messi dhe Sergio Busquets nuk do të vijnë në MLS vetëm për të shijuar një pension të artë të parakohshëm.

30 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
“Messi nuk vjen me pushime në Miami”, siguron trajneri Tata

SHBA - Lionel Messi dhe Sergio Busquets nuk kanë ardhur për pushime në Inter Miami, ka siguruar trajneri i tyre i ri Tata Martino. “Ndodh, madje edhe neve, ta lidhim Majamin me pushimet. Nuk është kjo. Ne duam të jemi konkurrues. Asnjë futbollist nuk do të vijë këtu pa dashur të jetë konkurrues”.

Edhe për ish-trajnerin e Barçës dhe Argjentinës, MLS-ja është një sfidë. “Gjithmonë e kam gjetur mundësinë tërheqëse. Mendoj se MLS po evoluon vazhdimisht. Fakti që lojtari më i mirë në botë vendos të luajë në këtë ligë, sigurisht që do të hapë perspektiva të reja”.

Messi duhet të debutojë më 21 korrik, në një ndeshje të Kupës së Ligës, një kompeticion mes klubeve amerikane dhe meksikane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll