Sport

Manchester City akuzohet se ka marrë 35 milionë euro financime të paligjshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Dokumentet e reja të nxjerra në dritë nga “The Times” thonë se Manchester City ka marrë një pagesë prej pak më pak se 35 milionë euro (30 milionë funte) nga një figurë misterioze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

30 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA

Manchester City akuzohet se ka marrë 35 milionë euro financime të

ANGLI - Vazhdojnë aventurat e Manchester Cityt, pas të 115 akuzave për shkelje financiare, me të cilat përballet Premier League.

Një raport i veçantë i “Times” thotë se zyrtarët e UEFA-s zbuluan dy dokumente që vërtetonin dy pagesa të veçanta prej 15 milionë £ (17.41 milionë euro) në 2012 dhe 2013, të cilat u përdorën për të "mbuluar" paratë e granteve, të cilat në fakt nuk ekzistonin. Pagesat janë bërë nga një “djalë” me origjinë të panjohur.

Manchester City akuzohet se ka marrë 35 milionë euro financime të

Manchester City u shfajësua për dënimin e vendosur nga UEFA nga CAS, por tani po përballet me ligën angleze. Mbetet e panjohur nëse kjo pagesë bën pjesë në 115 akuzat e Premier League, megjithatë liga mund t'i përdorë këto gjetje si provë për hetimin e saj.

Manchester City akuzohet se ka marrë 35 milionë euro financime të

115 akuzat e Cityt përfshijnë një periudhë nëntëvjeçare midis 2009 dhe 2018, duke u mbivendosur me ngritjen e klubit drejt dominimit anglez. Italiani Roberto Mancini ishte në krye të klubit, kur ata fituan kurorën e tyre të parë në Premier League në 2012, duke vazhduar të ngrinin shtatë nga 12 titujt e fundit të ofruar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll