Sport

VIDEO/ Ndeshja u mbyll me përleshje, por ndërhyrja e policisë i dha fund ‘spektaklit’ të dhunës që nuk kishte të ndalur

Skena të trishta në fundin e ndeshjes Universitario-Gymnasium së zhvilluar në Peru për Kupën e Amerikës së Jugut

30 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Ndeshja u mbyll me përleshje, por ndërhyrja e policisë i

PERU - Dy kartonë të kuq, shumë faulle të rënda, kundërpretendime, përleshje dhe vetëm një gol gjatë 90 minutave...

Por aksioni i vërtetë në ndeshjen mes Universitario dhe Gimnasia La Plata në “Monumental” të Limës, nisi menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Esteban Ostojic.

Skuadra vendase Universitario fitoi 1-0 dhe vulosi kualifikimin për në fazën tjetër me Gimnasia të eliminuar, por siç raportojnë mediat peruane, lojtarët e skuadrës argjentinase e quajtën vendasit “majmunë”!

Dhe tensioni fillestar, jo vetëm që nuk u shua, por me kalimin e kohës u ndez më shumë me grindjet që u shndërruan në zënka të rregullta, ku momenti më tronditës ishte kur Jose Carvalho (portieri zëvendësues i ekipit vendas) vrapoi dhe goditi Agustin Ramirez nga të ftuarve.

Zgjidhjen e dha policia peruane, e cila u detyrua të pushtonte fushën duke i dhënë fund spektaklit të trishtë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll