Sport

Leo Messi në pritje të dokumenteve të MLS-së për t'u bërë lojtar i Inter Miami...

Drejtori sportiv i Inter Miami, Chris Henderson ka konfirmuar, se kushtet e kontratës së Lionel Messit janë dakordësuar dhe klubi tani është në pritje të dokumenteve të MLS.

30 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA

Leo Messi në pritje të dokumenteve të MLS-së për

SHBA - Koha po numëron mbrapsht për zyrtarizimin e “lëvizjes” së Lionel Messit te Inter Miami në SHBA. 

Më 7 qershor, superylli argjentinas njoftoi vendimin e tij për t'u bashkuar me klubin e David Beckham, i cili njoftoi lëvizjen, por ka ende procedura të hapura me MLS që duhet të zgjidhen.

Në ceremoninë e prezantimit të Tata Martinos, drejtori sportiv i klubit, Chris Henderson, tha se është arritur marrëveshja me kreun e ‘Albiceleste’ dhe tani mbeten procedurat burokratike me Ligën. 

“Sa i përket Messit, ne kemi rënë dakord për kushtet, por ende jemi duke punuar për dokumentet me Ligën dhe shpresojmë që ato të jetë gati në mes ose në fund të korrikut”, tha ai.

Leo Messi do të duhet të plotësojë dokumentacionin me MLS dhe më pas Liga do të duhet të miratojë marrëveshjet me sponsorët që do të financojnë një pjesë të kontratës së tij.

Leo Messi në pritje të dokumenteve të MLS-së për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll