Bota

Wagner rrëzoi avionin e “misioneve speciale” ruse gjatë rebelimit

Në përditësimin e fundit mbi zhvillimet në frontet ukrainase, ministria tha se forcat Wagner, përveç helikopterëve që hapën zjarr ndaj tyre, thuhet se rrëzuan një avion Ilyushin II-22M të shtunën e kaluar. 

29 Qershor 2023, 12:35 Nga a.l
Wagner rrëzoi avionin e “misioneve speciale” ruse gjatë
Foto ilustruese

RUSI- Ministria Britanike e Mbrojtjes pretendon se një nga avionët rusë të rrëzuar gjatë rebelimit jetëshkurtër të ëagner -it ishte një avion “misionesh speciale” që luante një rol kritik në operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. 

Në përditësimin e fundit mbi zhvillimet në frontet ukrainase, ministria tha se forcat Wagner, përveç helikopterëve që hapën zjarr ndaj tyre, thuhet se rrëzuan një avion Ilyushin II-22M të shtunën e kaluar. 

Rrëzimi i avionit, siç vlerësohet nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, mund të ketë efekte afatgjata në aftësitë ajrore të Rusisë, pasi ekziston mundësia që nivelet aktuale të misionit mund të kenë nevojë të reduktohen për të menaxhuar në mënyrë të sigurt flotën e mbetur.

lufta ukraine-rusi grupi wagner

Sondazh

Poll