Bota

Sulmet ndaj KFOR, Policisë dhe gazetarëve/ Qeveria Kurti shpall grupe terroriste 2 organizata serbe që operojnë në veri

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

29 Qershor 2023, 12:15 Nga a.l
Sulmet ndaj KFOR, Policisë dhe gazetarëve/ Qeveria Kurti shpall grupe
Albin Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka shpallur grupe terroriste 2 organizata serbe që operojnë në Veri të vendit. Bëhet fjalë për organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), që sipas Qeverisë operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe dhe janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti. 

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, mbrojta civile dhe brigada e veriut shpallen organizata terroriste”, tha Kurti. 

Ky vendim vjen, pasi më herët në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sceçla i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që në mbledhjen e Qeverisë t’i shpallë kërto dy organizata, grupe terroriste. 

albin kurti

Sondazh

Poll