Bota

Humbi në zgjedhje! Tsipras jep dorëheqjen nga drejtimi i SYRIZA

Tsipras, u kërkoi anëtarëve të ekzekutivit të mos tregojnë asgjë deri në një moment të dytë, mirëpo lajmi ka pushuar mediat greke e jo vetëm.

29 Qershor 2023, 12:08 Nga A.B
Humbi në zgjedhje! Tsipras jep dorëheqjen nga drejtimi i SYRIZA
Alexis Tsipras

GREQI- Mediat greke po raportojnë se Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen si president i SYRIZA-s. Tashmë interesi është transferuar në Zappeio aty ku Tsipras do japë një deklaratë.

Sipas të njëjtave informacione, Tsipras, u kërkoi anëtarëve të ekzekutivit të mos tregojnë asgjë deri në një moment të dytë. 

Sinjali i parë për zhvillimet në SYRIZA ishte vendimi i Tsipras për të mos marrë pjesë si vitet e kaluara në mbledhjen eurosocialiste ku mori pjesë si vëzhgues.

Vihet re se axhenda fillestare e mbledhjes së Byrosë Ekzekutive, organi i parë partiak i mbledhur pas humbjes së dytë radhazi të rëndë në zgjedhjet kombëtare, ishte caktimi i datave të mbledhjes së Sekretariatit Politik për t'i hapur rrugën mbajtjes së konferencës me “ndryshime gjithëpërfshirëse” siç kishte përmendur Alexis Tsipras në deklaratën e tij të parë natën e zgjedhjeve të qershorit.

Pas humbjes kundrejt Mitsotakis, Tsipras tha:Kemi pësuar një disfatë të rëndë zgjedhore’.

Ndoshta rezultati i zgjedhjeve bëri që ai të merrte këtë vendim./Dosja.al

alexis tsipras

Sondazh

Poll