Bota

TRONDITËSE në SHBA/ 23-vjeçari i rrëmben partneres foshnjën 7 muajshe, i vdes në duar gjatë ndekjes nga policia

Mësohet se foshnja 7 muajshe ka ndërruar jetë pasi i riu u aksidentua në qytetin Tiffin, rreth 55 milje në juglindje të Toledos teksa ndiqej nga policia.  

29 Qershor 2023, 11:22 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ 23-vjeçari i rrëmben partneres
SHBA

SHBA- Një ngjarje tronditëse është raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, një 23-vjeçar ka rrëmbyer me dhunë nga partnerja e tij foshnjën 7 muajshe dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në veri të Ohio ditën e martë. 

Mësohet se foshnja 7 muajshe ka ndërruar jetë pasi i riu u aksidentua në qytetin Tiffin, rreth 55 milje në juglindje të Toledos teksa ndiqej nga policia.  

Për arsye hetimore identiteti i të riut nuk është bërë ende me dije. Shefi i policisë David Pauly tha për USA TODAY se i dyshuari, i cili u dërgua në spital pas aksidentit, ishte në gjendje kritike të mërkurën në mëngjes. 

shba

Sondazh

Poll