Bota

Danilo u ndalua në Podujevë/ Vuçiç PROVOKON sërish: Tim biri i drejtuan armën, e detyruan të hiqte bluzën! Ai s'e hoqi, 'Dorëzimi s'është opsion'

Në një postim në rrjete sociale, Vuçiç shprehet se djali i tij është kapur jo shumë larg Podujevës, ndërsa sipas tij policia i kishte kërkuar të hiqte bluzën me mbishkrimin nacionalist 'Dorëzimi nuk është opsion'. Ai shprehet se djali i tij nuk ka pranuar dhe policia i ka drejtuar armën. 

29 Qershor 2023, 10:55 Nga a.l
Danilo u ndalua në Podujevë/ Vuçiç PROVOKON sërish:
Aleksandër Vuçiç dhe Danilo Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me pas ndalimit një ditë më parë të djalit të tij Danilo,  nga policia e Kosovës në festën e 'Vidovdanit' që u u zhvillua në Graçanicë. Në një postim në rrjete sociale, Vuçiç shprehet se djali i tij është kapur jo shumë larg Podujevës, ndërsa sipas tij policia i kishte kërkuar të hiqte bluzën me mbishkrimin nacionalist 'Dorëzimi nuk është opsion'. Ai shprehet se djali i tij nuk ka pranuar dhe policia i ka drejtuar armën. 

"Vetëm tani kuptova se çfarë po ndodhte në KiM. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danilo nuk u pajtua dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën "Emri i babait?" Ai u përgjigj: "Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj"! Këmishën nuk e kishte hequr, fytyra nuk i ishte njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion", ka shkruar Vuçiç në Instagram.

 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Djali i presidentit serb, Danilo Vuçiç dje mori pjesë në festivalin e 'Vidovdanit' në Graçanicë, Kosovë duke provokuar me bluzen me mbishkrimin: dorëzimi nuk është opsion. Gjatë kthimit për në Serbi, djali i Vuçiç është ndaluar nga policia e Kosovës dhe i është kërkuar ta heqë bluzën me mbishkrime nacionaliste. 

aleksander vucic danilo vucic

Sondazh

Poll