Bota

PLANI për azilkërkuesit/ SONDAZHI: Më shumë se gjysma e britanikëve nuk e shihnin Ruandën si 'zgjidhje'

Mbështetësit e Konservatorëve, Partisë Laburiste dhe Liberal Demokratëve thanë se nuk kishte gjasa që skema të funksiononte. 

29 Qershor 2023, 12:05 Nga a.l
PLANI për azilkërkuesit/ SONDAZHI: Më shumë se gjysma e
Sondazhi

BRITANI E MADHE- Në një sondazh në fillim të këtij muaji, YouGov tha se më shumë se gjysma e britanikëve mendonin se dërgimi i emigrantëve në Ruanda nuk do të ishte 'zgjidhje'.  

Mbështetësit e Konservatorëve, Partisë Laburiste dhe Liberal Demokratëve thanë se nuk kishte gjasa që skema të funksiononte. Plani po përballet me pengesa të mëtejshme, pasi aktivistët arritën ta klasifikojnë atë si "të paligjshëm" nga Gjykata e Apelit. 

Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar këtë të enjte planin e qeverisë Britanike për frenimin e azilkërkuesve duke i dërguar në Ruanda. Gjykata e sheh si të paligjshme këtë plan të qeverisë ndërsa argumenton se Ruanda nuk është një vend i botës së tretë i sigurt për të strehuar azilkërkuesit. Tre gjyqtarët arritën në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një "rrezik real” si rrjedhojë, azilkërkuesit mund të ktheheshin në vendin e tyre - dhe më pas të përballeshin me persekutim ose ndonjë tjetër trajtim çnjerëzor atje.

vendimi per azilkerkuesit

Sondazh

Poll