Sport

Është zbuluar arsyeja pse Sergio Ramos u largua nga kampionët e PSG-së... Ishte një hap larg rinovimit të kontratës

Sergio Ramos njoftoi largimin e tij nga PSG, pas dy sezonesh në "Parc des Princes".

28 Qershor 2023, 09:30 Nga DOSJA
Është zbuluar arsyeja pse Sergio Ramos u largua nga kampionët e

FRANCE - Kontrata e mbrojtësit iberik skadoi në fund të këtij sezoni, kështu që ai largohet nga PSG pas dy sezonesh. Lajmin e ka bërë të ditur Sergio Ramos, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për klubin parizien, por edhe për tifozët, për mënyrën se si u trajtuan. 

Arsyeja pse spanjoli nuk qëndroi në “Parc des Princes”

Pak ditë para njoftimit për largimin e tij nga kampionët e Ligue 1, Sergio Ramos do të kishte arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e tij edhe për një sezon, madje duke ulur pagën e tij, raporton “El Nacional”.

Por situata ndryshoi rrënjësisht kur u bë e ditur se trajneri i ri te PSG do të jetë Luis Enrique, ish-trajneri i Spanjës, me të cilin Sergio Ramos pati një marrëdhënie të turbullt të karakterizuar nga skandale të ndryshme.

Sergio Ramos, pranë një rikthimi në La Liga?

Shtypi ndërkombëtar foli për një largim të mundshëm të mbrojtësit iberik në Arabinë Saudite, ku Al Hilal do t'i kishte bërë një propozim për të paktën dy sezone, me një pagë neto prej 30 milionë euro.

Negociatat duket se kanë arritur në një ngërç dhe botimet në Spanjë bëjnë të ditur se Sergio Ramos kishte "aplikuar" për një transferim te FC Sevilla, ku ai luajti në fillimet e karrierës së tij. Nuk mungojnë edhe zërat që mbrojtësi me përvojë të kapërcejë edhe Atlantikun dhe të përfundojë në MLS, ku do të jenë edhe disa kampionë spanjolë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll