Bota

Deputetët e Bundestagut “zbarkojnë” në Kosovë e Serbi

12 Tetor 2019, 06:42 Nga DOSJA
Deputetët e Bundestagut “zbarkojnë” në Kosovë e

SERBI- Deputetët e Bundestagut gjerman Markus Grübel dhe Johannes Selle (CDU/CSU), Josip Juratovic (SPD), Waldemar Herdt (AfD), Ulrich Lechte (FDP), Kathrin Vogler (DIE LINKE), nën drejtimin e deputetit Ottmar von Holtz (partie Të Gjerlbërit) po qëndrojnë në Kosovë.

“Ne jemi nënkomiteti për parandalimin e krizave civile pranë Bundestagut gjerman. Ne konceptojmë politikën gjermane të paqes. Detyra jonë është për të identifikuar krizat në botë dhe të përcaktojmë se si mund të arrihet me mjete civile dhe paqësore dhe se si të parandalohet përshkallëzimit i krizës. Ne e dimë se tensionet këtu në Ballkan janë rritur përsëri kohët e fundit. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të udhëtojmë këtu dhe të bisedojmë me përfaqësues dhe me njerëz nga organizata, parti politike, persona vendimmarrës, shoqërinë civile dhe të marrim përshtypjen se si duket situata në të vërtetë”, u shpreh drejtuesi i delegacionit Ottomar von Holtz.


I pyetur se çfarë presin pas kësaj vizite nga të dyja vendet, Holtz u përgjigj:

Përshtypja ime është se ka një pjesë të madhe të popullsisë, sidomos brezi i ri që janë të lodhur me retorikën e vjetër të luftës së ish-udhëheqësve të luftës apo “ëarlords”. Do ishte më mirë që të shikohet e ardhmja dhe t’i kushtohet vëmendje nevojave personale dhe stabilitetit“, tha ai./ Marrë nga DW

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deputetet e budenstagut kosove serbi deputetet e budenstagut kosove serbi

Sondazh

Poll