Bota

Japoni/ Shpallen lauratët e çmimit të paqes Sunhak

11 Tetor 2019, 14:03 Nga DOSJA
Japoni/ Shpallen lauratët e çmimit të paqes Sunhak

JAPONI – Në datën 5 tetor, janë shpallur në Nagoya, Japoni lauratët për çmimin e paqes Sunhak.

Në 5 tetor komiteti i çmimeve  për Paqen Sunhak ka zgjedhur si fitues  Macky Sall, president i Senegalit, 56 vjeç  dhe Munib A. Younan, 70 vjeç, ish-President i Federatës Botërore Lutherane.

Çmimet e Paqes Sunhak të vitit 2020 do të shpallen për  100 vjetorin e lindjes së themeluesit të saj Dr. Sun Myung Moon. Në këtë ditë do t’i jepet edhe çmimi special i themeluesve të Federatës së paqes Universale, ish sekretarit të përgjithshëm të  Kombeve të Bashkuara, 76-vjeçarit, Ban Ki-Moon.

Shpallja  e lauratëve u bë në datën 5 tetor në Nagoya, Japoni, nga vetë bashkëthemeluesja e Federatës së Paqes Universale, Hak Ja Han Moon,(Hak Xha Han Mun) në konferencën e saj të vetme për shtyp, ku  ndau mesazhin e saj për ndërtimin e paqes dhe harmonisë, si dhe deklaroi viziten e saj në Shqipëri, për samitin e Paqes së Europës Juglindore që do të mbahet në Tiranë në datat 25 – 28 tetor.

Lauratët e përzgjedhur për çmimin e paqes Sunhak, janë kontribuues në ndërtimin e paqes dhe modeleve të udhëheqjes.

Presidenti Macky Sall është njohur për përhapjen e demokracisë së konsoliduar në vendet fqinje në kontinentin Afrikan, ku diktatura dhe varfëria janë ende të shfrenuara, duke shkurtuar me sukses mandatin presidencial dhe duke udhëhequr një ringjallje ekonomike përmes politikës transparente në vendin e tij.

Peshkopi Munib A. Younan, një refugjat palestinez, njihet për përkushtimin e tij për të sjellë harmoni midis Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit në rajonin e Lindjes së Mesme për mbi 40 vjet që nga emërimi i tij si një pastor luterian në 1976, dhe për rolin e tij drejtues duke kërkuar një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez.

Ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-mun, fituesi i çmimit special të Themeluesve, u zgjodh për shkak  të përkushtimit të tij në udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara drejt një bote të qëndrueshme përballë sfidave dhe krizave të mëdha  globale, siç është kriza globale ekonomike, ndryshimi i klimës, terrorizmi dhe çështjet e refugjatëve, gjatë mandatit të tij.

Samiti i paqes është mbajtur në shumë vende të botës, dhe pritet që nga data 25 – 28 tetor do të mbahet në Europë, ku është përzgjedhur Shqipëria si vend organizator dhe mikpritës.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ban ki-moon japoni lauratët e çmimit të paqes sunhak munib a.yonuan ban ki-moon japoni lauratët e çmimit të paqes sunhak munib a.yonuan

Sondazh

Poll