Bota

‘Ngrin’ koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes: Takimi radhës pas certifikimit të votave

11 Tetor 2019, 14:48 Nga DOSJA
‘Ngrin’ koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes: Takimi

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja mesa duket do të “ngrijnë”pak sa i përket koalicionit parazgjedhor. Kjo deklaratë është bërë nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së që zgjati dy orë, u shpreh se kanë diskutuar për koalicionin e mundshëm me VV-në, por për të do të vendoset vetëm pasi të numërohen krejt votat, raporton Ekspres.

“Sot në kryesinë e LDK-së diskutuan edhe një herë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me VV-në pra jemi 50:50, atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga KQZ-ja, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata me kusht e të personave me aftësi të kufizuara, prandaj negociatat do t’i zhvillojmë në momentin kur do të numërohen votat. Takimi i radhës do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, ka deklaruar Mustafa.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni besian mustafa koalicioni mes ldk dhe vv zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 besian mustafa koalicioni mes ldk dhe vv zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll