Bota

‘Nuk na foli me gojë’, këshilltarja rrëfen takimin e Vuçiç me të dërguarin e Trump: Ishte shumë i tensionuar

11 Tetor 2019, 12:15 Nga DOSJA
‘Nuk na foli me gojë’, këshilltarja rrëfen takimin e

SERBI– Këshilltarja për mediat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Suzana Vasiljeviç ka dhënë detaje lidhur me takimin që shefi i saj ka pasur me të dërguarin e Donald  Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Vasiljeviç është shprehur se takimi ka qënë sfidues për presidentin serb dhe se disa minuta ai nuk ka folur as më stafin e tij.  Më tej ajo ka shtuar se në 10 minutat e para të takimit Vuçiç dhe Grenell, kanë pasur një takim kokë më kokë. Më pas dyshes i është bashkuar edhe kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç.

“Çfarë ishte e pazakontë, ishte që presidenti po mbante shënime gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë. Bisedimet ishin jashtëzakonisht të vështirë,“- ka thënë ajo.

Pas takimit, Vuçiç ka dalë në një konferencë për shtyp ku edhe u shpreh se takimi me të dërguarin e Trumoit ishte në interesin e stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic suzana vasiljeviç takimi vuçiç-grenell aleksander vucic suzana vasiljeviç takimi vuçiç-grenell

Sondazh

Poll