Bota

Qeni i cili kishte humbur, priti për 4 vite në të njëjtin vend, derisa pronarët e rigjetën rastësisht

11 Tetor 2019, 15:19 Nga DOSJA
Qeni i cili kishte humbur, priti për 4 vite në të njëjtin

TAJLANDË – Një qenush i quajtur Bonbon, është spikatur nga banorët vendas të një qyteze të Tajlandës veriore, pasi ai çdo ditë shkonte dhe rrinte në të njëjtin vend.

Qenushi për 4 vite rresht, shpenzonte kohën më të madhe të ditës së tij, i ulur në cepin e së njëjtës rrugë .

Ajo rrugë ishtë vendi ku ai kishte parë për herë të fundit pronarët e tij.

Përpara 4 viteve, qeni ishte hedhur nga kamionçina e pronarëve të tij, dhe më pas si kishte parë më kurrë ata.

Banorët vendas të cilët e shikonin qenin çdo ditë, vendosën ta quajnë atë Leo, dhe u kujdesën për të duke e ushqyer përditë.

Pas 4 vitesh të gjata pritjeje, qenushi filloi të lehte dhe të tundte bishtin kur pa se në rrugën që ai priste, po kalonte pronari i tij.

Por pavarsisht pritjes dhe dashurisë për pronarin, qeni në fillim e kishte shumë të vështirë të shkëputej nga cepi i rrugës ku rrinte gjithmonë, dhe nga banorët vendas të cilët kujdeseshin për të.

Sidoqoftë, tani ai jeton së bashku me pronarët e tij, dhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, çdo gjë duket se po shkon mjaft mirë për qenushin.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota qenushi besnik qenushi besnik

Sondazh

Poll