Bota

Vuçiç dorëzohet për Kosovën: S’na ka ofruar askush për ndarjen e saj, vendet që e njohin nuk tërhiqen

11 Tetor 2019, 15:20 Nga DOSJA
Vuçiç dorëzohet për Kosovën: S’na ka ofruar

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur pas takimit me të dërguarin e Trump në Kosovë, Richard Grenell, ku ka thënë se askush nuk po i ofron serbëve ndarjen e Kosovës.

Në një reagim të shkurtër për mediat vendase Vuçiçështë shprehur se vendet që kanë njohur Kosovën nuk do të tërhiqen nga vendimi.

‘Askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën. Nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës. Rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi’, ka deklaruar presidenti i Serbisë.

Sot Vuçiç ka zhvilluar një takim me Richard Grenell, që sipas këshilltares së tij ka qenë një bisedë e tensionuar dhe i dërguari i Trump ka mbajtur shumë shënime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi richard grenell aleksander vucic dialogu kosove-serbi richard grenell

Sondazh

Poll