Bota

E rrallë në Iran, gratë lejohen të shohin ndeshjen e futbollit pas 40 vitesh

11 Tetor 2019, 12:00 Nga DOSJA
E rrallë në Iran, gratë lejohen të shohin ndeshjen e

IRAN- Tifozet femra të Iranit janë lejuar të enjten për herë të parë pas 40 vitesh të hyjnë në Stadiumin Kombëtar dhe të shohin skuadrën e tyre. Ndalimi i Iranit për gratë që të frekuentojnë stadiumet sportive nuk është i shkruar në ligj, por u vu në zbatim menjëherë pas Revolucionit Islamik në vitin 1979.

Por pas presionit të ushtruar nga grupi i të drejtave të njeriut dhe organi drejtues botëror i FIFA, Irani pranoi të lejojë gratë të hyjnë në stadium. Rreth 3.500 bileta për tifozet femra janë shitur brenda një ore, ndërkohë që më pas janë lëshuar edhe 1.100 të tjera shtesë për Kualifikimin e Kupës së Botës, raporton CNN.

Ky është një hap shumë pozitiv përpara, dhe ai që FIFA e veçanërisht vajzat dhe gratë iraniane, e kanë pritur me padurim“, tha Presidenti i FIFA, Gianni Infantino.

Pasioni, gëzimi dhe entuziazmi që ato treguan sot ishte i jashtëzakonshëm për të parë dhe inkurajuar edhe më shumë për të vazhduar rrugën që kemi filluar. Historia na mëson se përparimi vjen në faza dhe ky është vetëm fillimi i një udhëtimi.

Për rrjedhojë, FIFA tani shikon më shumë se kurrë drejt së ardhmes, kur të gjitha vajzat dhe gratë që dëshirojnë të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit në Iran do të jenë të lira ta bëjnë këtë dhe në një mjedis të sigurt. Nuk mund të ketë ndalesë ose kthim mbrapa tani”, vijoi më tej ai.

‘Diskriminuese, mashtruese, e rrezikshme’
Teksa loja e së enjtes shënoi një hap përpara për gratë iraniane që shikojnë ndeshje futbolli, Human Rights Watch e cilësoi shifrën prej 4600 tifozesh femra si një shifër “diskriminuese, mashtruese dhe të rrezikshme”.

Kuota efektive prej 5% në vendet për gratë bie ndesh me kushtetutën, statutet dhe politikën e saj të FIFA-s“, tha organizata.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota grate lejohen te shohin ndeshjen iran ndeshje futbolli grate lejohen te shohin ndeshjen iran ndeshje futbolli

Sondazh

Poll