Sport

"Mirëserdhe!" Manchester City bën transferimin e parë të verës…

“Qytetarët” mbyllën lëvizjen e parë të verës, pasi fituan tripletën sezonin e kaluar.

28 Qershor 2023, 08:30 Nga DOSJA

"Mirëserdhe!" Manchester City bën transferimin e parë

ANGLI - Manchester City kompletoi transferimin e Mateo Kovacic (29 vjeç) nga Chelsea për 29.1 milionë euro. Kroati do të kishte ende kontratë me londinezët deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Mateo Kovacic, i vlerësuar për 38 milionë euro, sipas faqeve të specializuara, vuri në dukje se ai mori një transferim të shkëlqyer dhe se Manchester City është skuadra më e mirë në botë.

“Është një lëvizje e shkëlqyer për mua, mezi pres të filloj te City. Të gjithë ata që e ndoqën këtë ekip e kuptuan se sa i mirë është, për mua është më i miri në botë. Është një ëndërr e realizuar për çdo futbollist të jetë pjesë e një skuadre të tillë”,- ka deklaruar Mateo Kovacic për faqen zyrtare të klubit të Manchester Cityt.

Futbollisti kroat gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Dinamo Zagreb, Inter, Real Madrid dhe Chelsea. Ai bëri më së shumti paraqitje për klubin në “Stamford Bridge”, 221, ku arriti të shënonte gjashtë gola dhe të asistonte në 15 situata, në më shumë se 14 mijë minuta të kaluara në klubin “blu”.

"Mirëserdhe!" Manchester City bën transferimin e parë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll