Sport

‘Eksodi’ te Chelsea do të vazhdojë, dy largime drejt Milanos bëhen gati…

“Lavanderia” e madhe vazhdon në Chelsea, me dy lojtarë që do t'i bashkohen Serie A së shpejti.

27 Qershor 2023, 09:20 Nga DOSJA

‘Eksodi’ te Chelsea do të vazhdojë, dy largime drejt

ANGLI - Pas largimit të Koulibaly dhe Kante, ‘eksodi’ do të vazhdojë te Chelsea. Përveç Kovacic, Ziyech dhe Mendy, shumë pranë nënshkrimit për një klub të ri, së shpejti do të bëjnë gati valixhet edhe dy ‘blu’ të tjerë. 

Një prej tyre është Cesar Azpilicueta, i cili aktualisht është duke negociuar lirimin e tij nga klubi londinez, thotë Fabrizio Romano. Mbrojtësi spanjol, i cili ka luajtur më shumë se 500 ndeshje me ngjyrat ‘blu’, tashmë ka arritur një marrëveshje me Interin për një qira dyvjeçare. Marrëveshja mund të mbyllet shpejt. 

‘Eksodi’ te Chelsea do të vazhdojë, dy largime drejt

I zbritur në hierarkinë e mesfushorëve, Ruben Loftus-Cheek gjithashtu e gjen veten në proces largimi. Megjithatë sipas Romanos, edhe anglezi do të vazhdojë karrierën në Milano, por në krahun ‘kuqezi’. Milani janë afër një marrëveshjeje transferimi prej 20 milionë eurosh me Chelsean. Lojtari dëshiron t'i bashkohet “San Siros”, ndërsa pret që të zgjidhen detajet përfundimtare. ‘Eksodi’ ka filluar te Chelsea dhe nuk duket se do të ndalet. 

‘Eksodi’ te Chelsea do të vazhdojë, dy largime drejt

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll