Aktualitet

5 plumba për një borxh të pashlyer, do ekstradohet nga Greqia, ky është 44-vjeçari i dënuar me 10 vite burg

Në 17 nëntor të vitit 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

27 Qershor 2023, 10:06 Nga m.s
5 plumba për një borxh të pashlyer, do ekstradohet nga Greqia, ky
Mihal Mërkuri

TIRANE- Ky është 44-vjeçari shqiptar, i dënuar me 10 vite burg, i cili është ekstraduar nga Greqia. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë të Mihal Mërkurit.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.  Në 17 nëntor të vitit 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë./Dosja.al

mihal merkuri

Sondazh

Poll