Aktualitet

Transaksione fiktive me inceneratorin e Fierit, ekstradohet nga Gjermania, Silvester Driza

30-vjeçari ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

27 Qershor 2023, 08:52 Nga m.s
Transaksione fiktive me inceneratorin e Fierit, ekstradohet nga Gjermania,
Silvester Driza

TIRANË- 30-vjeçari Silvester Driza, lindur në Durrës, është arrestuar në Gjermani dhe është ekstraduar drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. 30-vjeçari ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Njoftimi nga policia

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u bë kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S. D., 30 vjeç, lindur në Durrës.

Shtetasi S. D., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”,  për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim .

Përmbledhja e fakteve:  Shtetasi S. D. ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

silverster driza

Sondazh

Poll