Aktualitet

Porositësi s'hoqi dorë! Pashaj pagoi 80 mijë euro Hoxhajn dhe Tasen për të eleminuar 'objektivin', ja si dështuan tentativat

Pashaj u arrestua nga policia me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka paguar Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen që të vrasë Beharin.

27 Qershor 2023, 09:20 Nga A.B
Porositësi s'hoqi dorë! Pashaj pagoi 80 mijë euro Hoxhajn
Policia

TIRANË- Albert Pashaj tentoi dy herë të vrasë Aredin Beharin. Pashaj u arrestua nga policia me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka paguar Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen që të vrasë Beharin.

Ndaj Beharit, janë bërë 2 atentate në vitin 2017 dhe vitin 2019, por dështuan. Pasi Hoxhaj mori përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar Tasen, me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku (të dy ndodhen aktualisht të arrestuar). Dyshja pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte S. T. në datën 05.11.2017. Për arsye që nuk vareshin nga vullneti i hetuarve Hoxhaj dhe Tase vrasja e Beharit nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjëhere dhe është shtrirë në tokë.

Por porositësi Pashaj nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 (vrasje e Beharit) duke e çuar pagesën në 80.000 euro.

Për këtë arsye, Hoxhaj dhe Tase riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë. Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte H. H., duke qënë se herën e parë i hetuari S.T. nuk e finalizoi me sukses.

Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të hetuarit H. H., pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov./Dosja.al

albert pashaj aredin behari

Sondazh

Poll