Aktualitet

Konflikt mes dy personave në Tiranë, 45-vjeçari godet një person me tytën e pistoletës, vihet në pranga

Elton Duva pas një konflikti të çastit me 37 vjeçarin R.H, e ka goditur këtë të fundit me tytën e pistoletës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

27 Qershor 2023, 08:59 Nga A.B
Konflikt mes dy personave në Tiranë, 45-vjeçari godet një
Arma

TIRANË-Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Thoma Filipeu”. Në pranga ka rënë 45 vjeçari Elton Duva i cili pas një konflikti të çastit me 37 vjeçarin R.H, e ka goditur këtë të fundit me tytën e pistoletës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar "Catch". Goditi një shtetas me tytën e pistoletës, dhe më pas u largua, falë veprimeve të shpejta profesionale, brenda një kohe rekord, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në rrugën "Thoma Filipeu", një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Catch".

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë.

45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën "Thoma Filipeu", dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin R. H., 37 vjeç, dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

elton duva

Sondazh

Poll