Aktualitet

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë! Ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari, qëlloi drejt një personi për borxhin e pashlyer

Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

27 Qershor 2023, 08:35 Nga A.B
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë!
Policia

TIRANË- Mihal Mërkuri, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri pasi ishte i dënuar nga gjykata e Sarandës, me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë. Sipas policisë më 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për shkëmbimin e informacioneve me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një 44-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, ekstradohet nga Gjermania drejt vendit tonë një 30-vjeçar, me masë sigurie, “Arrest në burg”, për veprën penale "Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

▪️Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

mihal merkuri

Sondazh

Poll