Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 27 qershor 2023

Titujt kryesorë të portaleve në vend

27 Qershor 2023, 08:31 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve,
faqja e pare e "Dosja.al"

TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portalet në vend. “Dosja” dhe "Ora News” e hap me zhvillimet në Kosovë, ku Sekretari amerikan, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Shqiptarja” dhe "BalkanWeb” i referohet mediave amerikane, se shërbimet ruse kërcënuan familjarët e mercenarëve të "Wanger". Putin ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë, ku ka folur rreth “kryengritjes” së fundit të mercenarëve Wagner, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin.

“Top Channel” ka ngjarjen në Tropojë, ku 49-vjeçari qëllon me pistoletë të riun dhe një kalimtar rasti. “Panorama” ka një shkrim mbi kapjen dhe ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S. D., 30-vjeç, lindur në Durrës. Ai ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

 

 

Sondazh

Poll