Pagoi 80 mijë euro në vitin 2019 për të vrarë një person, arrestohet 'POROSITËSI' me urdhër nga SPAK
Porositësi Pashaj nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 (vrasje e Aredin Beharit) duke e çuar pagesën në 80.000 euro.

TIRANË- Albert Pashaj është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka paguar Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen që të vrasë Aredin Beharin. Sipas SPAK, Albert pagoi për vrasjen e një personi dy herë. Ndaj Beharit janë bërë 2 atentate në vitin 2017 dhe vitin 2019, por dështuan.
Pasi Hoxhaj mori përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar Tasen, me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku (të dy ndodhen aktualisht të arrestuar). Dyshja pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte S. T. në datën 05.11.2017. Për arsye që nuk vareshin nga vullneti i hetuarve Hoxhaj dhe Tase vrasja e Beharit nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë.
Por porositësi Pashaj nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 duke e çuar pagesën në 80.000 euro.
Për këtë arsye, Hoxhaj dhe Tase riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë. Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte H. H., duke qënë se herën e parë i hetuari S.T. nuk e finalizoi me sukses.
Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të hetuarit H. H., pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 75/2022, të regjistruar për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, “Vjedhje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” etj, të parashikuara nga nenet 78/2, 139, 140, 80, 152, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 72 datë 25.06.2023 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A. P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim”, e kryer per interes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të A. B., dy here, (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit H. H. dhe S. T., parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25, të Kodit Penal.Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 26.06.2023.
Nga hetimet ka rezultuar se, për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis vëllezërve A. P. dhe të dëmtuarit A. B., i hetuari A. P., ka vendosur të vrasë shtetasin A. B. në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin H. H., që të kryeje vrasjen e shtetasit A. B. kundrejt pagesës.
Shtetasi H. H. pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin S. T., me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku (H.H. dhe S.T. ndodhen aktualisht të arrestuar). H.H. dhe S.T. pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e shtetasit A. B. kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte S. T. në datën 05.11.2017. Për arsye që nuk vareshin nga vullneti i hetuarve H. H. dhe S. T. vrasja e A.B. nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë. Por porositësi A.P. nuk është ndalur këtu. I hetuari A. P. ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 (vrasje e shtetasit A. B.) duke e çuar pagesën në 80.000 euro.
Për këtë arsye, të hetuarit H. H. dhe S. T., riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit (A.B.) në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë. Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte H. H., duke qënë se herën e parë i hetuari S.T. nuk e finalizoi me sukses.
Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës (shtetasit A. B.) krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të hetuarit H. H., pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov.
Sondazh
Konflikt mes dy personave në Tiranë, 45-vjeçari godet një person me tytën e pistoletës, vihet në pranga
Arma TIRANË-Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
Transaksione fiktive me inceneratorin e Fierit, ekstradohet nga Gjermania, Silvester Driza
Silvester Driza TIRANË- 30-vjeçari Silvester Driza, lindur në Durrës, është arrestuar në Gjermani dhe është ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 27 qershor 2023
faqja e pare e "Dosja.al" TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portalet në vend. “Dos...
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë! Ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari, qëlloi drejt një personi për borxhin e pashlyer
Policia TIRANË- Mihal Mërkuri, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri pasi ishte i dënuar nga gjykata e S...
Plagosja në Vlorë/ Autorët ishin 3, shoqërohen disa dëshimtarë në komisariat, Ramaj ende në spital
Tonin Rama VLORË- Detaje të reja rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Ramaj. Dyshohet se autor...
Turizmi vijon rritjen, 5-mujori 42.5% të huaj më shumë erdhën në Shqipëri
Turizmi ka mbajtur rritëm më të mirë sa i takon të huajve që vizituan vendin tonë edhe për majin edhe pse kjo rri...
Letërporosi nga prokurorët maqedonas! SPAK kontrolle në banesa në Elbasan, Librazhd dhe Peqin
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka urdhëruar kontrolle në disa banesa në Elbasan, Librazhd dhe Peqin. Kontrollet j...
Moti i kthjellët deri në mesditë, nuk përjashtohen reshjet dhe breshëri, moti për ditën e sotme
Moti TIRANË- Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por ...
Çfarë fshihet pas arrestimit të policëve në Shkodër? Artan Hoxha jep detaje nga aksioni: Hetimi nisi vitin e kaluar, u vendosën lëndë eksplozive
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, dha detaje për aksionin anti-kanabis në bashkinë e Shkodrës dhe masat ndaj...
Bën kursin për hidraulik, por nuk e vërteton dot. Shteti nuk ka kartona për certifikatë
TIRANË- Emrah Malaj është një i ri nga Malësia e Madhe dhe para disa muajsh bëri një kurs profesional për hidraulik, o...
