Aktualitet

Plagosja në Vlorë/ Autorët ishin 3, shoqërohen disa dëshimtarë në komisariat, Ramaj ende në spital

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar 3 persona.

27 Qershor 2023, 08:24 Nga A.B
Plagosja në Vlorë/ Autorët ishin 3, shoqërohen disa
Tonin Rama

VLORË- Detaje të reja rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Ramaj. Dyshohet se autorët kanë 3, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë qëlluar disa herë në drejtim të Toninit, duke e plagosur në këmbë.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar 3 persona që mendohet se janë dëshmitarë të ngjarjes. Mendohet sipas policisë, se shkak janë konfliktet e vjetra që mund të ketë pasur i plagosuri me autorët.

33-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

tonin rama

Sondazh

Poll