Aktualitet

“Të tre frekuentoheshin”, flet nipi i viktimës në Kavajë: Xhaxhai im kishte dy plumba, s’ndihem i sigurt me këtë pol

11 Tetor 2019, 13:26 Nga DOSJA
“Të tre frekuentoheshin”, flet nipi i viktimës në

KAVAJË- Nipi i Dritan Haxhollit, i cili mbeti i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e Marsida Qatjas, ka folur sot për “News 24”, ku ka rrëfyer se Marsida së bashku me policin e Burgjeve, kishin njohje me Dritanin dhe kanë shkuar disa herë tek shtëpia e nënës së viktimës.

Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia.

“E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.

Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”, deklaroi nipi i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll