Sport

Kroati Gvardiol i thotë 'Po' Man.Cityt...

Tani mbetet për të negociuar me RB Leipzig

26 Qershor 2023, 18:31 Nga DOSJA
Kroati Gvardiol i thotë 'Po' Man.Cityt...

ANGLI - Manchester City tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me Josko Gvardiol, gjë e domosdoshme për t’u përgatitur për të nisur bisedimet me RB Leipzig, me të cilin 21-vjeçari kroat, ka kontratë deri më 30 qershor 2027.

Pep Guardiola e pëlqen mbrojtësin ballkanik, por nëse dëshiron që ai të bashkohet me skuadrën e Cityt do të duhet të hapë çantën.

Nga sa flitet, klubi gjerman nuk pranon ta lejojë transferimin e Gvardiolit për më pak se 100 milionë euro, gjë që do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll