Sport

Luis Enrique mbërrin të mërkurën te PSG-ja, në Paris e pret një pagë princërore...

Ish-trajneri i Spanjës do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 dhe do të fitojë 8 milionë euro në vit

26 Qershor 2023, 17:47 Nga DOSJA
Luis Enrique mbërrin të mërkurën te PSG-ja, në Paris e

FRANCE - Luis Enrique pritet në Paris të mërkurën, për të nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025 me PSG. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Le Parisien’, ku thuhet se ndërprerja e lidhjes së Christophe Galtier, trajnerit aktual të kampionëve francezë, ende nuk është bërë publike nga Nasser Al-Khelaïfi, president i stemës pariziene.

Trajneri 53-vjeçar spanjol ka qenë jashtë fushës që nga 8 dhjetori 2022, ditën kur hoqi dorë nga komandimi i kombëtares së Spanjës, pas eliminimit të tyre kundër Marokut në fazën e 16-të të Kupës së Botës në Katar. 

Luis Enrique e di mirë se çfarë kërkohet prej tij në PSG, ku Champions League është parësore. Nëse kjo nuk ndodh, sezoni do të konsiderohet gjithmonë i dështuar. Për këtë Nasser Al-Khelaïfi do t'i paguajë një pagë princërore, hiç më pak se 8 milionë euro.

Luis Enrique ka qenë tashmë në kontakt me presidentin dhe, natyrisht, me Luís Campos, konsulentin sportiv të PSG-së. Në Paris, ai do të duhet të menaxhojë një dhomë zhveshjeje, ku ylli më i shndritshëm i së cilës është Mbappé, duke llogaritur, ndër të tjera, Neymar dhe portugezin Nuno Mendes, Danilo Pereira, Renato Sanches dhe Vitinha. Megjithatë, ai nuk do të ketë më mundësi të komandojë Messin, i cili është transferuar te Inter Miami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll