Sport

Duka i zgjat dorën e miqësisë Çekisë, jashtë fushës së futbollit...

“E sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve,”- ka deklaruar Duka.

26 Qershor 2023, 15:55 Nga DOSJA

Duka i zgjat dorën e miqësisë Çekisë, jashtë

TIRANE - Për rastësi, Shqipëria dhe Republika Çeke bëjnë pjesë në grupin ‘E’ të kualifikueseve të për “Euro 2024” që do të zhvillohet në Gjermani. Pas tri ndeshjesh, kombëtarja çeke kryeson grupin me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6 pikë.

Ndërkohë, që të dyja kombëtaren ende nuk janë përballur, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, ky natyrisht temë diskutimi kanë qenë ndeshjet e kombëtareve, si në Pragë ashtu edhe në Tiranë.

“Sot pata një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban. Diskutuam së bashku për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.

Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa unë nga ana ime e sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.

Gjithashtu, folëm edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit”.

Duka i zgjat dorën e miqësisë Çekisë, jashtë

Bëjmë me dije, se në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2024”, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë takimin e parë kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në orën 20:45 në Pragë, ndërsa takimi i kthimit, do të zhvillohet më 12 tetor, në orën 20:45 në “Air Albania” në Tiranë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll