Sport

Manchester United nxjerr në rrugë 13 ‘mercenarë’, Ten Hag kërkon para…

“Djajtë e Kuq” po mendojnë të ndahet me 13 lojtarë këtë verë!

26 Qershor 2023, 16:49 Nga DOSJA
Manchester United nxjerr në rrugë 13 ‘mercenarë’, Ten

ANGLI - Kjo verë do të jetë sinonim i një shitjeje të madhe për Manchester United! Në të vërtetë, “Dailymail” raporton se klubi pritet të ndajë rrugët me jo më pak se 13 lojtarë.

I reduktuar në 120 milionë paund, buxheti i United për këtë afat kalimtar veror, mund të dyfishohet nëse të gjitha planet arrijnë të plotësohen, edhe pse duket si i pamundur që ky skenar të ndodhë.

Disa lojtarë, të njoftuar për t’u larguar nga klubi, edhe mund të qëndrojnë në “Old Trafford”. Ky është rasti i Anthony Martial, Scott McTominay, Jadon Sancho apo edhe Harry Maguire. Për këtë të fundit, do të duhej një ofertë prej rreth 40 milionë paundë për të bindur drejtuesit mankunianë që ta linin të largohej. 

Në këtë listë gjejmë edhe portierin Dean Henderson, i cili do të largohet në Nottingham për një çmim prej rreth 15 milionë funte. Nga ana e tij, David De Gea është duke notuar në ujëra të trazuara. Portieri spanjol është në fund të kontratës së tij dhe interesimi i United për André Onana, tregon se klubi nuk dëshiron t'i besojë iberianit në planin afatgjatë. 

Për pjesën tjetër të listës, e ardhmja e tyre duhet të shkruhet larg “Old Trafford”. Fred, Donny Van de Beek dhe Anthony Elanga vlerësohen në rreth 20 milion £, ndërsa të padëshiruarit Eric Bailly, Alex Telles, Brandon Williams, Hannibal Mejbri dhe Zidane Iqbal, janë vendosur të largohen nga klubi për shuma të vogla prej 10 milionë £ ose më pak për Ikbalin, i cili tashmë ka shkuar në Ultrecht. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll