Sport

Szczesny dhe ‘sëmundja’ enigmatike: "Kisha shumë frikë nga vdekja!"...

Portieri polak i Juventusit: "Po afron lamtumira nga kombëtarja. Allegri? Ai është një miku im i madh"

26 Qershor 2023, 15:19 Nga DOSJA
Szczesny dhe ‘sëmundja’ enigmatike: "Kisha shumë

ITALI - Wojciech Szczesny iu kthye episodit të 13 prillit të kaluar, kur gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sporting Lisbonës, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të sëmundjes: "Me të vërtetë mendova se do të vdisja, ishte e frikshme.

Pasi ia kalova topin një nga shokët e skuadrës, e ndjeva sikur zemra do të më shpërthente në gjoks. Gjatë një goditjeje këndi, i thashë Milik se isha keq. Dhimbja në gjoks ishte e tmerrshme dhe ende sot nuk e di saktësisht çfarë ishte, ndoshta disa probleme me shpinën ose shtyllën kurrizore."

Duke folur për ‘Canal Plus sport Polonia’, portieri i Juventus foli më pas për  Massimiliano Allegrin: “Ne jemi miq shumë të ngushtë, e respektoj sepse ai është në gjendje të më thotë gjëra, që askush tjetër nuk do t'i bënte, pasi u transferova në Torino. Ne jemi gjithashtu miq familjarë, kështu që unë do të thoja, se ai është një mik i madh i imi."

Së fundi, Wojciech flet për të ardhmen: "Lamtumira nga kombëtarja polake është shumë afër, unë tashmë po luaj më shumë se sa pritej. Do të ndalem kur të ndjej se nuk mund të jap 100% në fushë, por do të them vetëm kur të ndodhë, sepse për momentin nuk jam nuk kam dëshirë për lamtumirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll