Sport

Kesie kalon tek Byern Munich? Befasohen edhe tek Barcelona!

Lojtari i Bregut të Fildishtë është një nga ata që tingëllon si shitje të mundshme edhe pse tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të bëhet pazar për Brozovicin , apo të kthehet në Itali dhe do të preferonte të shkonte në Premier League.

26 Qershor 2023, 17:35 Nga DOSJA
Kesie kalon tek Byern Munich? Befasohen edhe tek Barcelona!

SPANJE - Frank Kessié  (26) ka befasuar tifozët katalanas këtë të hënë duke u shfaqur në një video në rrjete me një fanellë të Bayern Munichut . Lojtari i Bregut të Fildishtë është një nga ata që tingëllon si shitje të mundshme edhe pse tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të bëhet pazar për Brozovicin , apo të kthehet në Itali dhe do të preferonte të shkonte në Premier League.

Në pamjet që janë shpërndarë nëpër rrjete shohim mesfushorin me fanellën e sezonit 2022-23 të Bayern Munich. Pikërisht klubi nga qyteti ku Mateu Alemany finalizoi nënshkrimin e mesfushorit gjerman Ilkay Gündogan javën e kaluar, diçka që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat që kanë komentuar videon në Twitter. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll