Sport

ZYRTARE/ Luka Modric zgjat kontratën, edhe një vit me Real Madridin!

Pavarësisht interesimit të zjarrtë të Arabisë Saudite për të, Luka Modric e ka zgjatur aventurën te Real Madrid.

26 Qershor 2023, 16:24 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Luka Modric zgjat kontratën, edhe një vit me Real Madridin!

SPANJE - Ai kurrë nuk ka ndryshuar mendje. Pavarësisht një interesi shumë të fortë nga Arabia Saudite në lidhje me të, Luka Modric ka dashur gjithmonë të vazhdojë me Real Madridin. 

Kjo tani është bërë, pasi ‘Shtëpia e Bardhë’ sapo ka njoftuar zgjatjen e kontratës me kroatin deri në vitin 2024. I mbërritur në vitin 2012, “Topi i Artë” do të fillojë kështu sezonin e dymbëdhjetë radhazi në kryeqytetin spanjol.

Një zgjatje, me të cilën Real Madrid ishte padyshim i kënaqur: "Real Madrid CF dhe Luka Modrić kanë rënë dakord të vazhdojnë kontratën e lojtarit, e cila mbetet me klubin deri më 30 qershor 2024. Luka Modrić iu bashkua Real Madridit në vitin 2012.

Gjatë njëmbëdhjetë sezonet e tij, duke mbrojtur fanelën tonë, ai luajti 488 ndeshje dhe fitoi 23 tituj: 5 Champions League, 5 Kupa Botërore për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjole. 

Gjatë karrierës së tij si lojtar në Real Madrid, Modrić fitoi çmimet më të larta individuale, si “Topin e Artë” 2018, çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s 2018, çmimin e lojtarit të vitit 2017/18 të UEFA-s, Kupën e Botës për Klube 2017 dhe këtë sezoni ai është pjesë e FIFA/FIFPro World XI për të gjashtën herë në karrierën e tij,"- thuhet në njoftimin për shtyp të klubit madrilèn.

ZYRTARE/ Luka Modric zgjat kontratën, edhe një vit me Real Madridin!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll