Sport

Rio Ferdinand: “Po të luaja tani, do të kushtoja mbi 100 milionë paundë!”

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” thotë se në futbollin aktual do të merrte gati gjysmë milioni... në javë.

26 Qershor 2023, 18:12 Nga DOSJA
Rio Ferdinand: “Po të luaja tani, do të kushtoja mbi 100

ANGLI - Në 2002/03, kur u largua nga Leeds për Manchester United, Rio Ferdinand u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori në atë kohë. 

Ishin 46 milionë euro të investuara nga “Djajtë e Kuq”, një shumë që me kalimin e viteve, është zhvlerësuar dhe është bërë thuajse një shifër për lojtarë mesatarë. 

Tani, 21 vjet pas atij transferimi, sa do të vlente qendërmbrojtësi anglez në tregun aktual? Përgjigjen e ka dhënë vetë, Rio Ferdinand në puntatën më të fundit të ‘Presents FIVE'.

"Mbi 100 milionë £ [116 milionë €] pas inflacionit. Në atë kohë kushtoja 30 milionë £ [35 milionë €]. 100 milionë £ do të ishte shifra më e paktë.

Seriozisht... do të përfitoja 400.000 £ [466 milionë €] në javë. Kjo është ajo që do të vleja po të luaja tani”,- ka deklaruar ish-mbrojtësi, tashmë 44 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll