Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Zallin e Melthit, banorët përplasen me policinë (Video)

11 Tetor 2019, 12:55 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Zallin e Melthit, banorët përplasen me

MAT- Ndërtimi i një HEC-i në zallin e Melthit ka ngritur në protestë të gjithë banorët e fshatrave Gjoçaj, Zall Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh në Bashkinë e Matit.

Banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e këtij HEC-i.

Protesta e banorëve është zhvilluar pranë kantierit të ndërtimit të firmës që do të ndërtojë hidrocentralin.

Banorët duken të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim Zallin e Melthit, si edhe i bëjnë thirrje firmës të ndalojë punimet.

Gjatë kësaj protestë banorët tentuan të hyjnë në kantierin e ndërtimit, por dhjetra forca policie të repartit të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të komisariatit të Matit i kanë penguar ata.

Ndërtimi i HEC-eve mbi zallin e Melthit, sipas banorëve do të shkatërronte gjithë zonën duke e bërë të pabanueshme.

Edhe pse ata i kanë kërkuar të gjitha instancave që nga ministritë e deri tek kryeministri që të ndërhyjnë për pezullimin e punimeve, firma vazhdon punën.

Ai duhet të kishte sjellë Ministrinë e Mbrojtjes këtu. Kuptohet korrupsioni se ku ka hyrë. Ajo firmë që ka bërë gjithë këto dallavere duke mashtruar e duke vjedhur që në fillim, nuk është pyetur komuniteti i Gjoçajt, nuk është pyet komuniteti i Mertit. Ka bërë gjithë këto dallavere me firma fallco të këtij komuniteti. Por këto do zbardhen shumë shpejt. I kemi hyrë kësaj beteje dhe do i çojmë deri në fund. Këtu nuk do punohet. Këtu po i bëhet një grabitje popullit“, është shprehur një nga banorët e Matit.

Kjo është një firmë që ka mashtruar të gjithë krahinën dhe po futet këtu me thith gjakun e popullit“, vijoi një banor tjetër.

Banorët thanë se nuk do të ndalen me protestat e tyre edhe pse firma mbrohet nga shteti, ata nuk do të lejojnë që punimet të vazhdojnë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hec ne zallin e helthit ndertimi i hec hec ne zallin e helthit ndertimi i hec

Sondazh

Poll