Sport

LAJMI I FUNDIT: Ilkay Gündogan i bashkohet zyrtarisht Barcelonës, mirupafshim City!

Pas ‘hat-trick’-ut të trofeve të arritur me Manchester Cityn, gjermani Ilkay Gündogan ka vendosur të marrë një sfidë të re. Ai nënshkroi me Barçën deri në vitin 2025

26 Qershor 2023, 11:02 Nga DOSJA

LAJMI I FUNDIT: Ilkay Gündogan i bashkohet zyrtarisht Barcelonës,

SPANJE - Përfundon ‘telenovela’ Gündogan. FC Barcelona zyrtarizoi të hënën ardhjen e mesfushorit ndërkombëtar gjerman (67 ndeshje). 

Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare, me një vit shtesë opsional. Klauzola e lirimit të tij u vendos nga klubi katalanas në 400 milionë euro.

Ndërsa Pep Guardiola, trajneri i tij në Manchester City, shpresonte se ai do të qëndronte, mesfushori Gündogan vendosi të ndërmerrte një sfidë të re. I pa vendosur ende në fillim të javës, më në fund ai vendosi. 

Gjermani, i cili sapo ka kompletuar një tripletë (Premier League, FA Cup, Champions League) me Manchester Cityn, do të zbulojë kampionatin spanjol në moshën 32-vjeçare.

Në shtatë sezone me ‘Skyblues’, Gündogan fitoi pesë tituj të Premier League, një Champions League, dy FA Cup dhe katër Kupa të Ligës.

LAJMI I FUNDIT: Ilkay Gündogan i bashkohet zyrtarisht Barcelonës,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll