Sport

Presidenti Macron e pranon, edhe ai "ëndërroi" se titullin do ta fitonte Marseille!

Presidenti i Republikës Franceze nuk e fshehu, se kishte ëndërruar që titullin kampion do ta fitonte OM. Ai nuk ngurron edhe te bëjë tifozin për skuadrën jugore

26 Qershor 2023, 12:13 Nga DOSJA
Presidenti Macron e pranon, edhe ai "ëndërroi" se titullin

FRANCE - Pavarësisht nga një fund zhgënjyes, ku përfundoi 11 dhe 12 pikë pas Lens (2) dhe PSG (1), Olympique Marseille qëndroi për të dyja skuadrat për një kohë të gjatë si pretendente dhe francezëve u krijoi iluzionin të ëndërronin titullin kampion. 

Një ëndërr që disa lojtarë nuk e kishin fshehur kur ndodheshin ndonjëherë jo edhe aq larg klubit kryeqytetas. Fatkeqësisht për lojtarët dhe tifozët, OM nuk e mbajti ritmin në fund, veçanërisht për shkak të një fundi shumë energjik të sezonit. 

Këta të fundit nuk ishin të vetmit që e besuan. Një mbështetës i devotshëm i OM, presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu nuk e fshehu faktin, se edhe ai besonte në të në një moment te titulli: "Ne pamë disa ndeshje shumë të mira nga ekipi. 

Unë mbetem një mbështetës besnik i klubit. Do të isha i kujdesshëm që të mos bëja një prognozë (për sezonin e ardhshëm). Fillimisht do të vëzhgojmë se si do të zhvillohet dritarja e transferimeve.  Unë jam si "i pangopur" për të parë rezultatin përfundimtar. 

Por personalisht mbetem i bindur. Ekipi ka një qytet pas tij, madje edhe më gjerë. Kjo e çon gjithmonë kërkesën më tej. Pastaj, e di që ka dëshirë për të ecur përpara, për të investuar, ndaj mbetem i sigurt. Kur shikojmë sezonin e kaluar, mendoj se në një moment kemi ëndërruar vendin e parë dhe kemi përfunduar mjaft lart (3-ti). 

Viti 2024 duhet të jetë viti i konsolidimit. Do të ketë rinovim për disa lojtarë që janë transferuar në sezonin e kaluar. Ka edhe një tranzicion që do të ndodhë,"- ka deklaruar ai në rubrikat e “La Provence”. Nuk ka dyshim se me ardhjen tashmë të zyrtarizuar të Marcelino, afati kalimtar i Marseilles do të mund të fillojë patjetër!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll