Sport

Meksika shkëlqen kundër Hondurasit në startin e Kupës së Artë…

Për ndeshjen e saj të parë në grup të Kupës së Artë, gara kryesore për ekipet kombëtare të CONCACAF, Meksika mposhti lehtësisht (4-0) Hondurasin natën e së dielës duke gdhirë e hënë

26 Qershor 2023, 11:36 Nga DOSJA
Meksika shkëlqen kundër Hondurasit në startin e Kupës
Luis Romo feston një gol të Meksikës kundër Hondurasit

SHBA - Meksika nuk mund ta niste më mirë edicionin 2023 për Kupën e Artë (24 qershor-16 korrik), kompeticionin që ofron titullin kontinental të CONCACAF, për konfederata e Amerikës Qendrore dhe e Veriut. 

Natën e së dielës, duke gdhirë e hënë, “jeshilët” mposhtën lehtësisht Hondurasin duke fituar 4-0 në Houston, falë një dopiede të Luis Romo dhe golave ​​të Orbelin Pineda dhe Luis Chavez. Ishte ky një rezultat që i vendos meksikanët në një pozitë të fortë në grupin ‘B’, ku Katari i ftuar në event, e nisi garën me humbje 1-2 ndaj Haitit.

Meksika shijon edhe më shumë pasi, njëzet e katër orë para fitores së saj ndaj Hondurasit, Shtetet e Bashkuara, favoriti tjetër i Kupës së Artë dhe vendi pritës i turneut, barazoi 1-1 ndaj Xhamajka për ndeshjen e tyre të parë në grup. ‘A’.

Amerikanët dhe meksikanët, janë përplasur së fundmi midis tyre (15 qershor) në  gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve CONCACAF, në një ndeshjeje shumë të stuhishme, ku u dhanë edhe katër kartonë të kuq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll