Sport

Ndryshimi i ‘skenarit’ i Ten Hag, mund ta rikthejë De Gea në Manchester…

Këtë të dielë, “The Mirror” raporton se situata e De Geas mund të ndryshojë dhe spanjoli mund të qëndrojë në “Old Trafford”.

26 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Ndryshimi i ‘skenarit’ i Ten Hag, mund ta rikthejë De Gea

ANGLI - Pesë ditë larg përfundimit të kontratës me Manchester United, portieri spanjol David De Gea vazhdon me një të ardhme të pasigurt. 

Rinovimi me “Djajtë e Kuq” u mor si i mirëqenë disa muaj më parë, por përfundoi jo zyrtar dhe De Gea madje hyri në listën e lojtarëve të Premierligës që do të largoheshin me kosto zero në fund të sezonit.

Megjithatë, këtë të dielë, “The Mirror” raporton se situata e De Geas mund të ndryshojë dhe spanjoli mund të qëndrojë edhe në “Old Trafford”. 

Kjo pasi trajneri Erik Ten Hag nuk do të jetë i gatshëm të investojë gjysmën e rreth 150 milionë eurove që duhet të shpenzojë këtë verë për të punësuar një portier, pozicion për të cilin Diogo Costa nga FC Porto dhe André Onana nga Interi, ishin objektiva prioritare nga Manchester United.

Në këtë kuptim, “Djajtë e Kuq” mund të përgatisin një kontratë të re për të mbajtur De Gean në “Old Trafford”, duke i lënë hapësirë ​​Ten Hag për të investuar në lojtarët e fushës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll