Sport

'Holandezi' Cody Gakpo po kalon një pushim të veçantë... në Togo

Sulmuesi i Liverpool-it i ka rrënjët në vendin e vogël afrikan, të cilin ai po e viziton

26 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA
'Holandezi' Cody Gakpo po kalon një pushim të

ANGLI - Pasi sezoni mbaron, është e zakonshme këto ditë të shohësh yje të futbollit me pushime në destinacione të njohura, si Ibiza apo ishujt grekë. Por ka një lojtar të Liverpool-it që zgjodhi të shkojë në një vend më pak të njohur, përsa i përket turizmit. 

Sulmuesi holandez Cody Gakpo është me pushime në Lomé, kryeqyteti i Togos, ku është filmuar duke ushqyer fëmijët. 

Sulmuesi 24-vjeçar i ka rrënjët nga vendi i vogël afrikan, pasi babai i tij ka lindur në Togo. Gakpo u ftua të përfaqësonte kombëtaren e Togos kur ishte ende duke përfaqësuar PSV-në, por ai zgjodhi Holandën, një vend për të cilin ai ka 17 ndeshje dhe gjashtë gola.

Gakpo kishte shprehur tashmë dëshirën për të vizituar Togon në vitin 2019. "Vëllezërit e mi tashmë e kanë vizituar vendin, unë jam i vetmi që kam munguar. Por nuk është e lehtë për një futbollist të gjejë kohë për pushime më të gjata",- tha ai në atë kohë për gazetën holandeze 'ELF Voetbal'.

Gakpo ishte përforcimi dimëror i Liverpool-it në këmbim të 42 milionë eurove. Ai u dallua në gjysmën e parë të sezonit te PSV, ku shënoi 13 gola dhe 17 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll