LIVE UPDATES
Aktualitet

Kafshë e qese plasmasi në Bunë/ Alarmohet Mali i Zi: Do të informojmë ndërkombëtarët, merrni masa. Klosi: Do hetojmë! (

11 Tetor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Kafshë e qese plasmasi në Bunë/ Alarmohet Mali i Zi: Do të

SHKODËR- Mali i Zi i ka dërguar një notë proteste qeverisë shqiptare për ndotjen e lumit Buna duke kërkuar marrjen e masave.  Dosja.al mëson se në bregu i lumit Buna për rreth 3 km nga grykderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura.

Pala malazeze akuzon se e pulat dhe kafshëve të ngordhura vijnë nga Shqipëria., pasi sipas drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi,  Vesna Dakoviq në territorin e tyre nuk ka ferma dhe as pulari.

“Ka një javë që unë kam marrë njoftim nga qytetarë të përgjegjshëm, se ka pula të ngordhura të paketuara në qese plasmasi dhe notojnë nëpër lumin Buna. Para një jave ne kemi vepruar në bazë të informacionit të marrë, inspektori i jonë ka dal në terren dhe ka kryer marrë kampionët për të kryer analizat. Dje është rishfaqur edhe një herë ky shqetësim. Unë kam marr informacion nga një banorë i zonës, që sërish janë shfaqur qeset e reja të plasmasit me pula të ngordhura. Problemi është se ne pasi kemi patrulluar nëpër lumin Buna në pjesën e sipërme, ka një numër të madh të qeseve me pula të ngordhura. Të cila janë hedhur në rrjedhën e lumit. Por me rritjen e nivelit të ujit dhe të rrjedhës të gjitha do përfundojnë në det,”-është shprehur ajo.

Ajo shtoi më tej: “Është e qartë se problem është i natyrës ndërkufitare. Rezultate laboratorike të disa kampionëve tregojnë se pulat nuk kanë qenë të infektuara me ndonjë sëmundje që mund të transmetohet tek njerëzit, por është salmonelë e izoluar, e cila ka ndikim tek shpendët, sic duket është edhe shkaku kryesor I ngordhjes së pulave. Si një vend i rajonit me aspirate për anëtarësim në BE, që nënkupton miratimin dhe respektimin e standardeve në të gjitha fushat, për fat të keq jemi dëshmitarë të një situate, ku kafshët e ngordhura hidhen në lumë”.

Vesna Knezheviq u shpreh se ndjehej me fat që kjo nuk ndodhi gjatë sezonit turistik, pasi turistët çfarë do shihnin, pastaj edhe kultura e jonë si vend turistik do vihej në pikëpyetje

“Është fat i madh që nuk ka ndodhur gjatë sezonit turistik, sepse do na dëmtonte shumë. Në vend të një panorama të mrekullueshme do i ofronim turistëve këtë. Kjo është një katastrofë ekologjike.Kjo është detyrë e gjithë ne që fillimisht të pastrojmë oborret tona e pastaj të mos hedhim mbeturinat në lum siç ka ndodh.”

 

 

Lidhur me rastin ka reaguar vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili ka premtuar se do të marrë masa për ndotësit. Sipas tij, çdo person që do të ndosë ambientin do të dënohet me gjobë madje dhe me burg. 

Aksioni i pastrimit të lumit Buna po kryhet nga Njësia e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, dhe zgjas disa ditë. Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në grykëderdhje të lumit Buna shfaqen pula të ngordhura të mbështjella me qese plasmasi. Nga sa mësohet Qeveria e Malit të Zi gjatë këtij viti për shkak të ndotjes së Lumit Buna i ka dërguar notë proteste qeverisë së Shqipërisë disa muaj më parë, si shkak I derdhjes së ujërave të zeza në lum.

k.m/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmohet mali i zi për lumin buna ndotja në lumin buna alarmohet mali i zi për lumin buna ndotja në lumin buna

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit