Aktualitet

Vrasja në Kavajë, flet kunata e viktimës: U shokuam, lajmin për Dritanin e morëm vesh nga televizionet

11 Tetor 2019, 10:55 Nga DOSJA
Vrasja në Kavajë, flet kunata e viktimës: U shokuam, lajmin

Kavajë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë, ka folur kunata e viktimës,  Dritan Xhaholli. Ajo ka deklaruar se lajmin e ka marrë nga televizionet dhe se familjarët janë shokuar.

“Lajmin e morëm vesh nga televizionet, u shokuam. Shkuan tek nëna Dritanit dhe ajo po fshinte oborrin. Na tha se i kishte shkuar policia në banesë në 3 të natës. Im shoq shkoi në polici dhe aty morëm vesh la të vërtetën. Dritani për ne ishte djalë i shkëlqyer, kishte fatkeqësira, raportin me ish-gruan e kishte shumë të mira, kishte jetuar në Greqi, aty ishte dhe dënuar. Sot në varrim ishte vajza dhe ish-gruaja e tij, për vajzën e tij kujdesej shumë”, u shpreh kunata.

Më herë në një prononcim për mediet, Marsida Qatja, shkaku i sherrit që solli vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, mohon që të ketë pasur lidhje dashurie me viktimën dhe autorin. Qatja thotë se viktima e ka dhunuar, e ka kapur prej flokësh, por këto s’kanë qenë arsye bindëse për t’a denoncuar për dhunë, pasi ata kanë qenë miq.

Ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan haxholli dritan xhaholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje dritan haxholli dritan xhaholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll