Bota

Incident në Serbi/ Truprojat e gruas së Erdogan futen me armë në lokal, përplasen me klientët

11 Tetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
Incident në Serbi/ Truprojat e gruas së Erdogan futen me armë

SERBI- Një incident është shënuar gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan në ambasadën turke në Beograd.

Pjesëtarë të stafit të sigurimit të Emine Erdogan kanë hyrë të armatosur në një kafene aty pranë për të parë situatën e sigurisë.

Disa klientë dhe kamarierë u kanë ndaluar hyrjen, duke thënë se nuk donin njerëz të armatosur brenda kafenesë, shkruan media serbe N1.

Dëshmitarët thonë se mes sigurimit të armatosur dhe njerëzve në kafene ka pasur një grindje dhe është dashur që zyrtarët turq të sigurisë të thërrasin një shef sigurie të ambasadës, për të normalizuar situatën.

Në fotot e publikuara në mediat serbe duken qartë burrat e armatosur me armë që hynin në kafene.

Për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga Beogradi zyrtar e asj nga Ankaraja, për këtë incident.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkeshortja e erdogan emine erdogan incident ne serbi bashkeshortja e erdogan emine erdogan incident ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 11 Tetor 2019, 05:48

Serbi-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Opinion.al ka deklaruar për çështjen e dialogut me Kosovën, ku pritet të...