Bota

Koalicioni qeverisës në Kosovë, publikohen 7 pikat e marrëveshjes Kurti-Osmani

11 Tetor 2019, 11:27 Nga DOSJA
Koalicioni qeverisës në Kosovë, publikohen 7 pikat e

KOSOVË- Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Mësohet se Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshme kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

Por, cilat janë pikat për një koalicion qeverisës?

1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri

2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë

4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës

5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare

6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike

7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.

Marrë nga Bota Sot

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koalicioni qeverises ne kosove vjosa osmani albin kurti koalicioni qeverises ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 11 Tetor 2019, 05:48

Serbi-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Opinion.al ka deklaruar për çështjen e dialogut me Kosovën, ku pritet të...