Bota

Femrat thyejnë “tabutë”, 120 vajza fluturojnë drejt selisë së NASA-s

11 Tetor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Femrat thyejnë “tabutë”, 120 vajza fluturojnë drejt

SHBA- Një fluturim Delta, i operuar ekskluzivisht nga gratë, ku në bord ndodheshin 120 femra të reja si pasagjere është nisur këtë javë në fluturim. Ky fluturim është organizuar për të frymëzuar më shumë gra për t’u bërë aviatore dhe për të kërkuar barazi në një “industri të mbizotëruar nga meshkujt”.

Në fluturimin Delta “Wing” morën pjesë vajza midis moshës 12-18 vjeç nga Salt Lake City në selinë e NASA-s në Houston për të tërhequr vëmendjen për nevojën e zhdukjes së hendekut gjinor në aviacion, sipas një njoftimi për shtyp nga linja ajrore të djelën.

Nuk më dukej reale të shkoja pas një karriere në aviacion, por sot kuptova që mundem ta realizoi. Hej edhe unë mund ta bëj këtë“, u shpreh një studente e klasës së 12 e quajtur Katelyn. Ndërkohë një tjetër studente e klasës së 11-të, Karyanna tha: “Është kaq emocionuese të jesh në STEM. Kemi shumë për të zbuluar”.

Fluturimi ishte planifikuar dhe orkestruar nga një ekuipazh i përbërë vetëm mga femrat, të cilat shërbyen gjithashtu si agjente në fluturim, agjente që punojnë në tokë, agjente të portave që hipin në fluturim dhe operatore në kullën e kontrollit që drejtonin aeroplanin jashtë pistës.

Sipas të dhënave nga Qendra Aeronautike e Administratës Federale të Aviacionit, për 2017 nga 609.306 pilotë në SHBA, rreth 7% janë gra. Gjithashtu po sipas këtyre të dhënave nuk ka navigatore femër fluturimi.

Kur fluturimi u ndal në Huston, vajzat vizituan Qendrën e Kontrollit të Misioneve të NASA-s, Qendrën Hapsinore Johnson dhe Huston Center. Vajzat gjithashtu kanë takuar edhe femra të tjera, eksperte në fushën e aviacionit, si Jeanetter Epps, një austronaute dhe një inxhiniere e hapsirës në NASA.

ABC News shkruan se për përzgjedhjen e vajzave që do ishin pjesë e fluturimit, Delta ka punuar me shkollat Salt Lake City që kanë STEM ose programe aviacioni. Pasagjeret pjesë e fluturimit përfshinin studentë nga Qendra e Mësimit të Avancuar, Shkolla e Mesme Bryant, Instituti Teknik i Granitit, Instituti Teknik i Jordanisë, Akademia Përgatitore Karl G. Maeser dhe Salt Lake Center for Science.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota delta wing fluturimet delta salt lake city delta wing fluturimet delta salt lake city

Sondazh

Poll

Bota 11 Tetor 2019, 05:48

Serbi-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Opinion.al ka deklaruar për çështjen e dialogut me Kosovën, ku pritet të...