Sport

Arteta tregon për PSG-në, marrëdhënien me Pep, por nuk e fsheh ‘pengun’ e madh të humbjes së Premier League...

Në një intervistë për ‘Marca’-n, Mikel Arteta i është rikthyer interesimit të PSG-së për të.

25 Qershor 2023, 12:40 Nga DOSJA
Arteta tregon për PSG-në, marrëdhënien me Pep, por nuk e

SPANJE - Nëse tani nuk ka më hije dyshimi se Luis Enrique do të jetë pasardhësi i Christophe Galtier në PSG, ditët e fundit mësuam se Luis Campos kishte tentuar një grusht shteti krejtësisht të çmendur me Mikel Artetën. 

I pyetur sot në rubrikat e ‘Marca’ për interesin parizien, trajneri i Arsenalit bëri një bilanc: "Mund të them vetëm se jam i lumtur te Arsenali. Ndihem i dashur, i vlerësuar nga pronarët tanë, Stan dhe Josh (të dy Kroenkes) dhe kam shumë për të bërë këtu në këtë klub. Jam i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që jam te Arsenali",- tha ai. 

Arteta është “shumë i lumtur” te Arsenali!

Më pas, tekniku 41-vjeçar ka reflektuar në luftën për titull të këtij viti në Premier League: “Është Arsenali dhe niveli i kërkesës është i lartë. Edhe sot e kësaj dite më dhemb shumë që nuk e fitova Premier League, pasi kalova 10 muaj duke luftuar me Cityn. Por ky është sport. Thënë kjo, ajo që është arritur me një ekip kaq të ri, ia vlen. 

Shumë herë (e pashë veten duke fituar titullin). Ekipi më dha argumente dhe ne kishim një lidhje me tifozët. Ne besuam në të. Por kur filluam të kishim dëmtime, ndjeva se do të na kushtonte shtrenjtë. Niveli i kërkesës nuk mund të ruhej. Nëse doni të fitoni Premier League kundër Cityt, duhet të shkoni në prill-maj me të gjithë lojtarët në dispozicion dhe në maksimumin e tyre. Dhe ne për shkak të dëmtimeve nuk ia dolëm."

Ai iu kthye edhe marrëdhënies me Pep Guardiolën, të cilin dhe thjesht e lavdëroi: "Shkëlqyeshëm, tre ditë më parë fola me Pep. Por ne të dy jemi shumë fitues, konkurrues dhe kur përballemi me njëri-tjetrin, jemi shumë të fokusuar. Por ne kemi mjaft besim për ta realizuar dhe të nesërmen, ne i telefonojmë njeri-tjetrit dhe përqafohemi. Marrëdhënia jonë nuk do të ndryshojë kurrë. Është më e mira në gjithçka... Pep është një gjeni. "

Së fundi, ai foli për thashethemet e Kai Havertz dhe Declan Rice, duke filluar nga ndërkombëtari anglez: "Nuk mund të flas për lojtarë që nuk janë në klub. Preferoj të mos them asgjë. Talenti ka një çmim dhe te Arsenali ne jemi gjithmonë të interesuar për të rinjtë që kanë përvojë. E përsëris, nuk po flas për lojtarë të klubeve të tjera, por në rastin e Kait, ai tashmë ka treguar shumë gjëra, veçanërisht duke fituar një Champions League. Ai është një lojtar i talentuar dhe i gjithanshëm dhe është vetëm 24 vjeç”. 

Nëse ende mbretëron pasiguria për kapitenin e West Ham, ku Arteta është ende në konkurrencë me Manchester Cityn, ardhja e gjermanit duket të jetë e plotë kur Chelsea dhe Arsenali kanë arritur një marrëveshje për një shumë prej 75 milionë eurosh. Lojtari duhet të bëjë kontrollin mjekësor dhe javën e ardhshme të firmosë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll